Brenda 24 orëve regjistrohen disa sulme ndaj policëve

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë të sulmohet në detyrë nga persona të ndryshëm. 

Lajme

07/08/2014 15:52

Vetëm brenda njëzet e katër orëve të fundit janë sulmuar disa policë. Rasti i parë ka ndodhur në Suharekë, kurse sulmi tjetër në Lipjan.

Sipas Policisë, në fshatin Shirokë të Suharekës, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka sulmuar patrullën policore. Dy zyrtaret policore-viktima gjatë arrestimit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretmanin mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse, në Lipjan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti kishte kanosur verbalist zyrtarët policor të cilët ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje ne trafik djalit të tij. I dyshuari me urdhër te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.