Bregu i Diellit nesër pa ujë, KRU Prishtina paralajmëron ndërprerje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 10 qershor 2026, do të realizojë punime teknike në rrugën “Muharrem Fejza”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për banorët e lagjes Bregu i Diellit. Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e kompanisë do të intervenojnë…

Lajme

09/06/2026 10:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 10 qershor 2026, do të realizojë punime teknike në rrugën “Muharrem Fejza”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për banorët e lagjes Bregu i Diellit.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e kompanisë do të intervenojnë për sanimin e një gypi në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa për shkak të natyrës së punimeve do të jetë e nevojshme ndërprerja e furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se e gjithë lagjja Bregu i Diellit do të mbetet pa ujë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në përfundimin e punimeve.

Nga kompania theksojnë se ndërprerja është e domosdoshme për realizimin e punimeve teknike dhe për përmirësimin e funksionimit të rrjetit të ujësjellësit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit paraprakisht dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e intervenimit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë. /Lajmi.net/