Brazilianët të ofenduar nga skulptura 33 metra e gjatë e një vagjine e punuar në anë të kodrës

Një copë artistike po i nevrikosë shumë qytetarët, sepse, siç thonë ata, “po e prishë bukurinë e kodrës”.

Fun

05/01/2021 10:54

Një vagjinë masive është duke i bërë banorët lokal shumë nevrik pasi u shfaq në anë të një kodre në Brazil shkruan “DailyStar”.

Artisja Juliana Notari, ka kaluar 11 muaj duke ndërtuar këtë vepër arti që u zbulua për vitin e ri, kur ajo edhe ndau fotografitë në rrjete sociale, transmeton lajmi.net.

Vepra  e quajtur “Diva” është instaluar në një park rural të artit në Mata Sul Pernambucana, në pjesën verilindore të shtetit.

 

Pasi që in xhinieri përgjegjës për punën nuk mund të përdorte ekskavator për të gjendur formën, e gjitha u bë me vegla dore.

U deshën më shumë se 20 burra për të punuar veprën artistike, nën diellin e nxehtë, me shumë muzikë dhe shaka.

Diva ka gjatësi 33 metra, gjerësi 16 dhe 6 thellësi. Ajo është e mbuluar nga betoni dhe rrëshira. Me këtë vepër ajo ka dashur të iu referohet problemeve gjinore nga perspektiva femërore.

Por njerëzit nuk janë të lumtur për këtë skulpturë. Një nga komentet thoshte se kjo është krim ndaj pamjes së bukur të parkut që tani është shkatërruar.

Një tjetër tha se edhe pse është femër, do të ndjehej e turpëruar të kalonte para asaj skulpture me familjen e saj.

Një tjetër tha se artistja është shumë budallaqe dhe naive, sepse për të hequr një tabu si bisedat rreth vagjinave është e rëndësishme por nuk bëhet duke gërmuar një vrimë gjigante të kuqe në tokë, sepse kështu nuk ka bërë asgjë për femrat.

Pavarësisht komenteve negative, artistja ndjehet e lumtur dhe krenare për artin e saj. /Lajmi.net/