Brazili ‘show’ kundër Portugalisë

Në mungesë të një prej futbollistëve më të mirë në botë, një tjetër yll doli në skenë. Neymar shënoi dhe përgatiti një tjetër gol të Brazilit në fitoren 3-1 ndaj Portugalisë në miqësoren e zhvilluar para 62,310 shikuesve në Gillete Stadium të martën mbrëma. “Ai është duke luajtur mirë tashmë tri, katër vjet. Vetëm një…

Sport

11/09/2013 07:42

Në mungesë të një prej futbollistëve më të mirë në botë, një tjetër yll doli në skenë.

Neymar shënoi dhe përgatiti një tjetër gol të Brazilit në fitoren 3-1 ndaj Portugalisë në miqësoren e zhvilluar para 62,310 shikuesve në Gillete Stadium të martën mbrëma.

“Ai është duke luajtur mirë tashmë tri, katër vjet. Vetëm një herë në 15 ose 20 ndeshje ndodh që ai të mos luajë ashtu siq di. Por, zakonisht, Neymar është i këtillë”, deklaroi selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari.

Thiago Silva dhe Jo shënuan golat e tjerë për kampionin e Kupës së Konfederatës dhe nikoqirin e Kampionatit botëror 2014 që përmirësoi bilancin kundër Portugalisë në 14 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

Rezultati ndoshta mund të kishte qenë tjetër nëse Portugalia do të paraqitej me Cristiano Ronaldon, i cili nuk luajti për shkak të një lëndimi.