Brazili ndan pikët me Ekuadorin, Peruja mposht Venezuelën

Mbrëmë në orët e vona janë zhvilluar dy sfida të rëndësishme në kuadër të Kupës së Amerikës.

Sport

28/06/2021 08:34

Brazili ka barazuar 1-1 me Ekuadorin, ndërsa Peruja ka mposht Venezuelën 1-0, shkruan lajmi.net.

Brazili 1 – 1 Ekuadori

Brazili dhe Ekuadori kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Copa America.

Golin e epërsisë për brazilianët e realizoi Eder Militao në min e 37’, Angel Mena barazoi rezultatin në min e 55’, për rezultatin përfundimtarë 1-1.

Brazili e mbyll fazën e grupeve si lider me 10 pikë ndërsa Ekuadori në vendin e katërtë me tre pikë, të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale dhe presin të mësojnë emërat e kundërshtarëve.

Venezuela 0 – 1 Peruja

Peruja ka mposhtur Venezuelën 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Amerikës.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi futbollisti i Perusë Andre Carrillo në min e 48’, duke ja siguruar fitoren dhe kualifikimin në fazën tjetër Kombëtares së tij.

Venezuela e mbyll Grupin B në vendin e fundit me dy pikë dhe nuk arrin të kualifikohet tutje, ndërsa Peruja në vendin e dytë me shtatë pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/