Brazil GP: Mercedes merr fitoren e parë të sezonit, Russell i pari, Hamilton i dyti – dështon Red Bull

Mercedes ka marrë fitoren e parë në sezonin 2022 në Formula 1. Skuadra e Mercedes ka siguruar dy pozitat e para në garën e Brazilit, ku George Russell ishte më i shpejti, shkruan lajmi.net. Britaniku Russell e nisi garën nga pozita e parë dhe arriti ta ruante vendin e tij gjatë gjithë garës. Lewis Hamilton,…

Sport

13/11/2022 20:41

Mercedes ka marrë fitoren e parë në sezonin 2022 në Formula 1.

Skuadra e Mercedes ka siguruar dy pozitat e para në garën e Brazilit, ku George Russell ishte më i shpejti, shkruan lajmi.net.

Britaniku Russell e nisi garën nga pozita e parë dhe arriti ta ruante vendin e tij gjatë gjithë garës.

Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e dytë pati një aksident me Max Verstappen, por arriti përsëri të kthehej në pozitën e dytë, për ta mbyllur garën aty.

Podiumi u kompletua nga skuadra e Ferrari, me Carlos Sainz që ishte në pozitën e tretë.

Skuadra e Red Bull mori pozitat 6 dhe 7, me Verstappen para Sergio Perez.

Mercedes do të shkojë me motivim më të madh edhe në Abu Dhabi, për garën e fundit, ku Lewis Hamilton mund të synojë fitoren e vetme këtë edicion. /Lajmi.net/