Braho-Berishës: Doktor qetësohu të enjten kam surpriza për ty!
Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho premtoi se do të ketë “surpriza” për ish-kryeministrin Sali Berisha në seancën plenare të së enjtes.
Lajme
Në një deklaratë për mediat të lëshuar menjëherë pas akuzave që Berisha hodhi personalisht ndaj tij se ka lidhje me botën e krimit, tha se ai ka detyrimin ligjor që të dëshmojë në Prokurori dhe jo “shkallëve” siç u shpreh ai, duke iu referuar fjalës që Berisha mbajti pasi la mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
“Berisha ta dijë që pasja dijeni dhe fshehja dënohen. Prokuroria menjëherë të administrojë deklaratat e Berishës për zbardhjen e kësaj çështje. Doktori të ruajë qetësinë, të enjten kam surpriza për të në Kuvend”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho, raporton gazeta Shqiptarja.