Brahimaj thotë po identifikohen emrat potencial për kandidatë për kryetar komunash, ndërsa në Kuvend nuk pret zgjidhje para vendimit të Kushtetueses
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar sot para Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin e caktimit të kandidatëve për kryetar komunash. Ai ka thënë se tani më në shumicën e Komunave vetëm janë caktuar emrat, shkruan lajmi.net. “Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin nëpër degë, shumica e kandidatëve veç janë…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar sot para Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin e caktimit të kandidatëve për kryetar komunash.
Ai ka thënë se tani më në shumicën e Komunave vetëm janë caktuar emrat, shkruan lajmi.net.
“Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin nëpër degë, shumica e kandidatëve veç janë caktu. Në komunat e tjera janë duke u identifiku emrat potencial që do të garonin nen logon e AAK-së”, ka thënë Brahimaj.
Ai ka thënë se në të njëjtën kohë po merren edhe me zhvillimet që po ndodhen në Kuvendin e Kosovës.
“Po merremi edhe me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që ka ndonjë zhvillim para vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Brahimaj para mediave. /Lajmi.net/