Brahimaj: Presidenti nuk mund t’i takojë LVV-së, nevojitet kompromis mes partive shqiptare

Anëtari i AAK-së Lahi Brahimaj ka deklaruar se për zgjedhjen e presidenti të ri duhet kompromis mes partive shqiptare. Brahimaj tha për rtv21 se LVV-së në asnjë rrethanë nuk mund t’i takojë edhe presidenti pasi sipas tij Kurti po tenton t’i kapë të gjitha institucionet. Ai përmendi edhe disa emra që mund të jenë të…

Lajme

17/06/2026 15:14

Anëtari i AAK-së Lahi Brahimaj ka deklaruar se për zgjedhjen e presidenti të ri duhet kompromis mes partive shqiptare.

Brahimaj tha për rtv21 se LVV-së në asnjë rrethanë nuk mund t’i takojë edhe presidenti pasi sipas tij Kurti po tenton t’i kapë të gjitha institucionet.

Ai përmendi edhe disa emra që mund të jenë të pranueshëm për pozitën e presidentit.

“Nuk e shoh në asnjë rrethanë që presidenti të jetë nga LVV-ja sepse ata po marrin të gjitha institucionet dhe kapja e institucioneve siç e kanë quajtur ata një kohë është kjo që po pretendon Kurti dhe strukturat e VV-së kapja e gjykatave që sa vite BlerimIsufaj nuk emërohet kryeprokuror vetëm e vetëm për teke të Kurtit. Prej viti 99 e deri më sot asnjëherë nuk është zgjedh ndonjë president pa një kompromis mes partive edhe kësaj radhe në baze të këtyre rezultateve nuk shoh ndonjë zgjidhje për presidentin pa një kompromis mes partive shqiptare. Konsensual, mundet me kane edhe partiak dhe një prej figurave që mundet me qenë unifikues siç është përmend në të kaluarën edhe nga familja Jashari edhe figura tjera unifikuese si Harry Bajraktari, Rrustem Geci apo dikush tjetër qe është unfikues por paraprakisht u takon partive shqiptare të arrijnë ujdi për figurën. Unë mendoj personalisht se Ramush Harandinaj është një nga figurat më të mira por pa kompromis me partive s’ka president dhe është fatkeqësi për vendin me shku edhe një herë në zgjedhje”, tha Brahimaj.