Brahimaj: Kurtit po i zbulohen këmbët, interpretimi i tij për Kushtetuesen është mashtrim

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj para seancës të 39-të konsitutive të Kuvendit të Kosovës, tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit vetëm po i “zbulon këmbët prej të gjithëve”. Brahimaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka shpjeguar çartë pyetjen e AAK-së dërguar në Kushtetutë, e jo si po interpretohet nga Kurti, duke theksuar se është…

Lajme

29/06/2025 11:16

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj para seancës të 39-të konsitutive të Kuvendit të Kosovës, tha se kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit vetëm po i “zbulon këmbët prej të gjithëve”.

Brahimaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka shpjeguar çartë pyetjen e AAK-së dërguar në Kushtetutë, e jo si po interpretohet nga Kurti, duke theksuar se është një lloj mashtrimi i tij.

“Nuk e di presidentja si do të veprojë por Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjeshtë, nuk është vetëm qëndrim i AAK-së por edhe mediave dhe gjitha partitë jo si e interpreton Kurti. Është njëfarë pabesi e tij dhe mashtrimi i tij vetëm po i zbulon këmbët prej të gjithëve”, tha Brahimaj./kp