Brad Pitt: Nuk janë të vërteta pretendimet e Angelina Jolie për pagesën e financave ndaj fëmijëve
Brad Pitt po kundërshton pretendimet e Angelina Jolie se ai nuk ka paguar 'mbështetje kuptimplotë' të fëmijëve.

ShowBiz
Në një dosje gjyqësore të marrë nga “CNN” të mërkurën, avokati i Pitt, Lance Spiegel thotë se aktori i ka dhënë Joliet 8 milionë dollarë për të blerë banesën e saj të tanishme dhe ka paguar 1.3 milionë dollarë në ‘fatura’ për Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre, që prej ndarjes në vitin 2016, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Avokati i Pitt gjithashtu e quan paraqitjen e Jolie si ‘përpjekje të fshehtë për të manipuluar mbulimin mediatik’.
Kjo vjen pas ankesës së aktores në gjykatë të martën se Pitt nuk ka dhënë mbështetje adekuate për fëmijët.
“[Pitt] ka një detyrë ligjore të paguajë mbështetjen e fëmijëve. Deri tani, [Pitt] nuk ka paguar asnjë mbështetje kuptimplotë për fëmijët që nga ndarja,” shkroi avokati i Jolie, Samantha Bley DeJean në ankesën e së martës.
Një burim i afërt me Pitt i tha CNN: Është e trishtueshme që dikush tenton ta keqinterpretojë situatën, veçanërisht pasi Brad ka vazhduar t’i përmbushë angazhimet e tij”.
Çifti u nda në shtator të vitit 2016 pas dy vitesh martesë dhe paraqitën menjëherë kërkesën për divorc. /Lajmi.net/