Brad Pitt i jep fund lidhjes me modelen

Duket se Brad nuk po mund ta gjej personin me të cilin do ta kalojë jetën.

ShowBiz

29/10/2020 13:18

Brad Pitt duket se nuk po mund të ‘rehatohet’ me një grua, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Mediat e huaja raportuan se ai dhe modelja Nicole Poturalski i kanë dhënë fund lidhjes.

Sipas burimeve pranë ish çiftit lidhja e tyre nuk ka qenë serioze dhe se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë. Brad nisi një romancë dashurie me Nicole në muajin gusht, kur aktori  u fotografua me të në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Ata u njohën për herë të parë në restorantin e burrit të Poturalski, Roland Mary./Lajmi.net/