BQK rikujton afatin për licencimin e operatorëve të shërbimeve të kripto-aseteve
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka rikujtuar se Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve me aktivitet këmbimi ka hyrë në fuqi më 29 nëntor 2025, si hap i parë drejt rregullimit gradual të sektorit dhe rritjes së transparencës. Subjektet që ofrojnë shërbime të kripto-aseteve janë të obliguara që, brenda afatit…
Lajme
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka rikujtuar se Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve me aktivitet këmbimi ka hyrë në fuqi më 29 nëntor 2025, si hap i parë drejt rregullimit gradual të sektorit dhe rritjes së transparencës.
Subjektet që ofrojnë shërbime të kripto-aseteve janë të obliguara që, brenda afatit 90-ditor, deri më 1 mars 2026, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për aplikim për licencë dhe për t’u përshtatur plotësisht me kërkesat e Rregullores.
Po ashtu BQK njofton se pas këtij afati, ushtrimi i veprimtarisë pa licencë ose në mospërputhje me rregulloret do të konsiderohet shkelje dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Institucioni inkurajon të gjitha subjektet e interesuara që t’i përmbushin këto detyrime brenda afateve të përcaktuara, për të siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe transparent të sektorit. /Lajmi.net/
Ndërkaq dokumentet përkatëse mund të gjenden në:
-
Ligji Nr. 08/L-295 për Kripto-Asete: Link
-
Rregullorja për Licencimin e Operatorëve të Shërbimeve të Kripto-Aseteve: Link