Botman konfirmon negociatat me Milanin

Sven Botman ka konfirmuar se Milan akoma po punon për kompletimin e transferimit të tij nga Lille.

Sport

07/06/2022 08:16

22 vjeçari holandez lidhet me Milanin tash e disa muaj dhe tani duket se ata janë në fazat e fundit të marrëveshjes.

Duke folur për ‘ESPN’, mbrojtësi dha të rejat e fundit lidhur me situatën e tij në raport me Milan.

“Po punojmë për këtë. Është e vështirë për mua që të largohem nga disa gjëra momentalisht. Dëgjoj diçka për këtë situatë çdo ditë”, ka thënë Botman, transmeton lajmi.net.

“Gjërat po përmirësohen dhe unë shpresoj se do të ketë më shumë qartësi para se kampi stërvitor para-sezonal të fillojë”, shtoi tutje mbrojtësi.

Qendërmbrojtësi 22 vjeçar ka pasur sezon të shkëlqyer me Lille dhe ka marrë vëmendjen e disa skuadrave. Milani vazhdon të jetë skuadra favorite për të. /Lajmi.net/