Bota feston Vitin e Ri

Në disa vende të botës tashmë është shënuar Viti i Ri. Siria është vendi i fundit që ka shijuar fishekzjarrët në Damask, pak javë pasi presidenti Bashar al-Assad u rrëzua, shkruan BBC. Dubai dhe Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe treguan shfaqje spektakolare kur ora shënoi mesnatën. Festimet u zvogëluan ose u anuluan në…

Lajme

31/12/2024 22:59

Në disa vende të botës tashmë është shënuar Viti i Ri.

Siria është vendi i fundit që ka shijuar fishekzjarrët në Damask, pak javë pasi presidenti Bashar al-Assad u rrëzua, shkruan BBC.

Dubai dhe Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe treguan shfaqje spektakolare kur ora shënoi mesnatën.

Festimet u zvogëluan ose u anuluan në Korenë e Jugut pas aksidentit ajror në Muan të dielën, ku humbën jetën 179 persona.

Irani hyri në në vitin e ri në orën 20:30.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Londra ka konfirmuar se shfaqja e saj e fishekzjarreve të Vitit të Ri po zhvillohet – pavarësisht se shumë pjesë të vendit anulojnë ngjarjet për shkak të motit.