Boston Celtics mposht 127-102 Miami Heat

Tayson Tatum, së bashku me Marcus Smart dhe Jaylen Brown morën përsipër fatin e skuadrës së tyre, Boston Celtics, që mposhti Miami Heat 127-102 të enjten mbrëma në ndeshjen 2 të serisë play-off.

Sport

20/05/2022 09:52

Grant Williams shënoi 19 pikë për Bostonin, ndërsa Payton Pritchard dhe Al Horford kishin secili nga 10 për Celtics, transmeton lajmi.net.

Jimmy Butler e arriti 29-pikëshin në 32 minuta për Miami, kurse Gabe Vincent dhe Victor Oladipo shënuan secili nga 14 pikë

Tatum, si hero i ndeshjes shënoi 27 pikë, me Smart dhe Broën që e ndiqnin secili nga 24 të tilla

Ndeshja e tretë në mes të këtyre skuadrave do të luhet të shtunën.

Aktualisht rezultati në mes tyre sa u përket ndeshjeve është 1-1. /Lajmi.net/