Boshnjakët, kush janë?

Regjistrimi i ri i popullsisë do ju mundësojë boshnjakëve që të deklarohen si boshnjakë që të flasin gjuhën boshnjake.

Lajme

02/10/2013 14:21

Bosnja dhe Hercegovina këtë javë fillon regjistrimin e popullsisë të saj të parin zyrtar që prej luftës së vitit 1993-1995.  Ky projekt ka ngritur sërish çështjen e nivelit në të cilin ky vend multietnik, multikulturor ka qenë në gjendje të krijojë një identitet kombëtar që prej fitimit të pavarësisë.

Çfarë përkatësie kombëtare keni? Çfarë gjuhe flisni ju? Cili është përkatësia juaj fetare?

Këto tri pyetje në dukje të thjeshta dhe mënyrat e panumërta për t’u përgjigjur në to kanë qenë në mendjen e shumë njerëzve në Bosnje dhe Hercegovinë, vend ky që këtë javë fillon edhe regjistrimin e parë kombëtar të popullsisë që prej vitit 1991.

“Nuk e di se çfarë përkatësie etnie të vendos” tha Jasna Tamez, i cili jeton në kryeqytet, në Sarajevë. “Nuk e di çka të bëj. Akoma jam duke menduar për të. Feja nuk është problem, por etnia është. Nuk e di se si njerëzit në Amerikë e deklarojnë vetën e tyre, apo jo? Gjermanët janë gjermanë, pra pse ne nuk mund të jemi bosnjo-hercegovinas? Kjo gjë është shumë e komplikuar por ne duhet që ta thërrasim veten kështu. Ky është mendimi im, por prapë nuk e di se çfarë do të bëj. Më i lumtur do të isha nëse do kisha mundur ta thërras veten “boshnjake”.

Regjistrimi i popullsisë është një ndërmarrje historike me një potencial të madh për të zbuluar një peisazh të njerëzve të këtij vendi, që akoma është duke luftuar që të dalë nga lufta dhe spastrimi etnik. Në të njëjtën kohë, ajo kërcënon me tërheqjen e fijes, të një shteti që lufton për të formuar një identitet të përbashkët kombëtar, në një vend që ka themel multietnik, multikulturor, njëjtë si partitë që përfaqësojnë tri grupet përbërëse etnike- boshnjakët, serbët dhe kroatët – një luftë për fuqi politike.

“Gjëja e parë që ne mund të presim është të shohim efektet e 20 viteve të luftës dhe të periudhës së pasluftës, e cila është karakterizuar në thelb- dhe kjo ishte natyra e konfliktit- nga spastrimi i rëndë etnik”, tha Adnan Huskic, analist politik në Sarajevë.

“Kjo do të thotë se ndoshta tani ne do t’i shohim më koherente, homogjene regjionet etnike në Bosnje dhe Hercegovinë, të shpërndara në mes të tri grupeve etnike”.

Më pak dramatike, por ndoshta më e rëndësishme, Huskic shton, se do të ju jap politikbërësve informacione jetike në lidhje me gjëra të tilla si nivelet e arsimit dhe kushteve të banimit, që këto informacione nuk kanë qenë në dispozicion më parë. Një informacion i saktë i këtij lloji, është thelbësore në qoftë se Bosnja do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Historiku domethënës

Regjistrimi i fundit zyrtar në këtë vend u mbajt në vitin 1991, edhe pse Kombet e Bashkuara  kishin kryer një regjistrim në vitin 1996, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Dayton’it të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje.

Agjencia e statistikave shtetërore- e cila po bën regjistrimin e 1-5 tetorit- ka vlerësuar  në vitin 2011 se numri i popullsisë është 3.15 milionë. Në vitin 2008, kjo agjenci kishte thënë se 45% e popullsisë janë myslimanë, 36 % serb-ortodoksë, dhe 15 % janë katolikë, duke  shkaktuar një kaos në mes të myslimanëve boshnjakë, ortodoksëve serbë dhe katolikëve kroatë.

Regjistrimit aktual, i cili ishte planifikuar që të bëhej në vitin 2012 por ishte shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve politike, i janë dashur vite që të përgatitet. Por më në fund po mbahet dhe asnjë grup i madh etnik nuk është duke e bojkotuar, dhe kjo është parë si një moment i rëndësishëm historik për Bosnjën.

Sidoqoftë, partitë politike që kanë bazë etnike prej tre grupeve më të mëdha etnike kanë bërë fushatë aktivisht që t’i marrin rezultatet dhe t’i mbështesin pozicionet e tyre politike. Autoritetet në Bosnje gjithashtu kanë qortuar Kroacinë që së fundmi i ka bërë thirrje qytetarëve të Bosnjës që t’u përgjigjen tri pyetjeve të rëndësishme se a janë “Kroatë, Kroati, apo të Krishterë Romakë”.

Sipas sociologu Jesuf Ziga, partitë politike që janë të bazuara etnikisht, kanë shfrytëzuar mungesën e të dhënave statistikore për të bërë pohime të egra. Ai shpreson që regjistrimi i ri do të ndihmojë që të ndalojë këto kërkesa.

“Unë besoj se kjo hapësirë e manipulimit mbi parimet etnike apo nacionaliste do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme dhe të gjithë ata që janë të prirur për deklarata të tilla do të humbasin pozitat e tyre”, thotë ai.

“Ajo që do të jetë e vështirë për të mbrojtur nga deklaratat të tilla që kemi dëgjuar shpesh, se ka vetëm 3.000 serbë të mbetur në Sarajevë, në krahasim me 150 mijë në të kaluarën ose që numri i kroatëve dhe boshnjakëve në një zonë të caktuar është i tillë- dhe të tilla raste kur numrat fryhen apo zvogëlohen në mënyrë drastike, megjithatë dikush ka nevojë që ata të jenë”.

Boshnjakët përballen me zgjedhje më të ndërlikuara, kur mbajtësit e regjistrimit të arrijnë. Regjistrimi i ri do të jetë rasti i parë që myslimanët e këtij vendi të kenë mundësi për të identifikuar veten si “boshnjakë”, një kombësi që serbët thonë se nuk ekziston me të vërtetë.

“Për herë të parë, boshnjakët do të jenë në gjendje që të deklarohen si boshnjakë që të flasin gjuhën boshnjake”, thotë Sejfudin Tokic, koordinatori i një projekti të quajtur ‘Është e rëndësishme të jesh Boshnjak’.  Ky është një regjistrim historik- nga periudha Austro-Hungareze, kur ata ishin të detyruar që ta deklaronin veten si muhamedanë, apo edhe gjatë Mbretërisë Jugosllave, kur identiteti boshnjak nuk ishte i pranuar, ose gjatë Jugosllavisë komuniste, kur boshnjakët u detyruan ta deklarojnë vetën si serbë ose kroatë që praktikojnë islamin. Në këtë aspekt ky është një regjistrim historik”.

Boshnjakët të kujdesshëm

Në mes të viteve 1974 dhe 1993, boshnjakët në Jugosllavi e kishin të lejuar  të identifikonshin etnikisht si “myslimanë”. Pasi shpërtheu lufta, ata e adoptuan termin “boshnjakë”, një emër që daton nga periudha otomane. Por shumë boshnjakë janë vet të kujdesshëm nga etiketimi si boshnjak, të cilën ata e shohin si tepër të politizuar. Disa kanë thënë se ata do të përgjigjen si “myslimanë” ose “boshnjakë” kur janë pyetur për identitetin e tyre etnik, një perspektivë që ka alarmuar partitë politike boshnjake.

Në ndërkohë, përfaqësuesit e 14 grupeve etnike të Bosnjës, janë të brengosur që ky regjistrim i popullsisë do t’i dobësojë edhe më shumë ata përballë tri grupeve etnike që janë edhe kategori kushtetuese.

Zyrtarët e regjistrimit të popullsisë kanë punuar shumë që t’i bindin boshnjakët se informacionet e këtij regjistrimi do të jenë të sigurta dhe se nuk duhet dëgjuar thashethemet dashakeqe që thonë se këto rezultate do të përdoren që të mblidhen taksa apo dhe të konfiskohen shtëpitë e lira.

Sipas shefes së metodologjisë në Agjencinë Shtetërore të Statistikave, Nora Selimovic, secilit punëtor që punon në regjistrimin e popullsisë i është dhënë rekomandimi i duhur se si ai duhet ta bëjë punën e tij.

“Detyra e tij nuk është vetëm të parashtrojë pyetjet”, u shpreh ajo. “Ata janë të detyruar të shkruajnë saktësisht atë që e thonë qytetarët, që do të thotë se një person mund të deklarojë për veten e vet apo dhe të mos përgjigjet fare. Ata mund të thonë që janë Marsianë ose edhe Eskimezë. Çkado që të thonë, regjistruesit duhet të shkruajnë, pa komentuar fare”.

Disa njerëz tashmë janë lodhur nga politizimi i këtij regjistrimi të popullsisë dhe presionit të politikanëve që ata të deklarohen në një identitet specifik.

“Nuk shoh asnjë problem tjetër përveç që njerëzve është duke ju mbushur mendja që të deklarohen në atë mënyrë të veçantë anipse ata mendojnë ndryshe”, thotë Jurica Gudelj, gazetarja 29 vjeçare nga Mostari.

“Ne kemi parë një fushatë shumë intensive për këtë gjë, por në fund të fundit unë mendoj se rezultatet do të tregojnë se një numër domethënës i njerëzve të këtij shteti të cilët ndjehen se ata thjesht janë boshnjako- hercegovinas”.

Rezultatet preliminare nga regjistrimi priten brenda 90 ditëve, por mund të marrë një vit apo më shumë deri sa të jepet raporti përfundimtar.

Evropa e Lirë