”Borxhi” paralizoi transportin publik në Prishtinë, Gashi: Presim transferimin e mjeteve financiare që të rifillojmë punën menjëherë
Ilmi Gashi nga Shoqata e Trafikut Urban ka folur lidhur me protestën e transportuesve në kryeqytet. Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit, duke theksuar se tash e një javë transporti publik në Prishtinë nuk është duke funksionuar. Sipas tij, situata e krijuar është e imponuar dhe jo e dëshiruar. “Nuk kemi ardhur me…
Lajme
Ilmi Gashi nga Shoqata e Trafikut Urban ka folur lidhur me protestën e transportuesve në kryeqytet.
Ai kërkoi falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit, duke theksuar se tash e një javë transporti publik në Prishtinë nuk është duke funksionuar.
Sipas tij, situata e krijuar është e imponuar dhe jo e dëshiruar.
“Nuk kemi ardhur me qejf në këtë gjendje, por jemi detyruar. Trafiku Urban, si kompani publiko-private, menaxhohet nga komuna dhe ne kemi një kontratë me të, ku paguhemi për kilometër për shërbimet që kryejmë. Në një moment të caktuar, borxhi total ndaj furnitorëve të naftës ka arritur në 1 milion euro”, tha ai në Dukagjin.
Gashi shtoi se kontrata u ndërpre dhe si pasojë punëtorët nuk kanë marrë pagat, ndërsa operatorët tjerë kanë mbetur pa pagesat e tyre.
“Për këtë arsye u detyruam të ndërpresim punën në Trafikun Urban”, u shpreh ai.
Për shkak të situatës së krijuar, Gashi tha se tash e disa ditë janë në protestë.
Ai shpreson që mjetet financiare të kalojnë nga Ministria e Financave te Komuna e Prishtinës, në mënyrë që pastaj të alokohen për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve, çka do t’u mundësonte të rifillonin punën menjëherë.