Borxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë që të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit deri më 18 shkurt 2026. Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët në zonën e mbulueshmërisë së kësaj kompanie, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik. Nga KRU…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë që të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit deri më 18 shkurt 2026.
Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët në zonën e mbulueshmërisë së kësaj kompanie, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
Nga KRU “Hidrodrini” bëjnë të ditur se nëse borxhet nuk shlyhen brenda afatit të caktuar, kompania do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa ligjore për arkëtimin e tyre. Këto masa përfshijnë kyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgimin e lëndëve tek përmbaruesi, si dhe forma të tjera ligjore.
““KRU “Hidrodrini” ju kujton se gjatë kësaj periudhe u ofron konsumatorëve borxhlinj mundësinë e riprogramimit të borxhit në forma lehtësuese përmes kësteve”, thuhet në njoftim.
Në fund, KRU “Hidrodrini” ka falënderuar konsumatorët e rregullt që vazhdojnë t’i përmbushin obligimet financiare ndaj kompanisë për shërbimet e ujit.