Borrell shprehet i zhgënjyer pasi nuk u hapën negociatat për Shqipërinë
Përfaqësuesi i Lartë e Bashkimit Evropain për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të punojë më shumë për të integruar më mirë dhe më shpejt Ballkanin Perëndimor.

Lajme
Borell, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, do të thotë paqe, demokraci, dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë për të mbajtur gjallë flakën e perspektives evropiane, shkruan lajmi.net
“Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor do të thotë paqe, demokraci dhe prosperitet në Evropë. Ne vazhdojmë të punojmë për të dhe për të mbajtur gjallë flakën e perspektivës evropiane.”
“Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi me Ballkanin Perëndimor. Sot duhet të nisnim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim. Ne duhet të përpiqemi ta rregullojmë atë. Duhet të mendojmë se si i marrim vendimet në Bashkimin Evropian. Ne duhet të punojmë më shumë për të integruar më mirë dhe më shpejt njerëzit e Ballkanit Perëndimor në punën tonë”, ka thënë Borrell. /Lajmi.net/
The EU integration of the #WesternBalkans means peace, democracy and prosperity in Europe.
We continue working for it and for keeping the flame of the European perspective alive.https://t.co/5ph32QqUql pic.twitter.com/lB2K486FrH
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 23, 2022