Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

Bisedimet për krijimin e një pakti të ri për migracionin në Bashkimin Europian po përparojnë me vështirësi, u shpreh sot eurodiplomati i lartë, Josep Borrell.

Bota

07/07/2020 22:09

“Ne po përparojmë me vështirësi, megjithatë po përparojmë”, tha ai, duke shprehur edhe optimizëm.

“Ne e ndajmë vendosmërinë e Maltës për të zgjidhur problemin e flukseve të parregullta të migracionit dhe situatën në Libi”, tha Borrell, duke shtuar se Malta ka nevojë për ndihmë për të menaxhuar këto flukse migratore në territorin e saj.

Pesë vende anëtare të BE-së ranë dakord për një plan, vitin e kaluar, për reformimin e sistemit të zhvendosjes së migrantëve në BE, megjithatë ky plan nuk ka arritur të tërheqë vende të tjera deri më tani.