​Bordi i Drejtorëve të BERZH-it do të vizitoj Kosovën dhe Malin e Zi

Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vizitojnë Malin e Zi nga 17-18 qershor dhe Kosovën nga 19 deri më 21 qershor. Vizitat realizohen si pjesë e konsultimeve dhe do t’u japin përfaqësuesve të aksionarëve mundësinë për të takuar zyrtarë të lartë qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit…

Lajme

17/06/2024 17:00

Përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të vizitojnë Malin e Zi nga 17-18 qershor dhe Kosovën nga 19 deri më 21 qershor.

Vizitat realizohen si pjesë e konsultimeve dhe do t’u japin përfaqësuesve të aksionarëve mundësinë për të takuar zyrtarë të lartë qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile.

Në Kosovë, përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, ministrin e Financave Hekuran Murati, ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Ahmet Ismailin, guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Drejtorët do të vizitojnë gjithashtu projekte private dhe publike të financuara nga Banka në të gjithë Kosovën dhe Malin e Zi.

BERZH ka investuar 664 milionë euro përmes 109 projekteve në Kosovë që kur iu bashkua Bankës në vitin 2012.

Bordi i BERZH-it do të përfaqësohet nga Rosmarie Schlup, drejtoreshë për Zvicrën, Ukrainën, Lihtenshtajnin, Turkmenistanin, Serbinë, Malin e Zi, Uzbekistanin, Yasemin Girici, drejtor për Turqi, Rumani, Azerbajxhan, Moldavi, Republikën Kirgistan, Algjeri, Shigeto Hiki, drejtor për Japoninë, Miglė Tuskienė, drejtor për Danimarkë, Lituani, Irlandë, Kosovë, Katherine Allen, Drejtore Alternative për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Andrew Smith, Drejtor Alternativ për Kanada, Marok, Jordani, Tunizi, Alon Messer, drejtor alternativ për Austrinë, Izraelin, Qipron, Maltën, Kazakistanin, Bosnjën dhe Hercegovinën, Karina Karaivanova, drejtore alternative për Poloninë, Bullgarinë, Shqipërinë, Jan Willem van den Wall Bake, drejtor alternativ për Holandën, Kinën, Mongolinë, Maqedoninë e Veriut, Armeninë.

Drejtuesit e lartë të Bankës që shoqërojnë misionin do të përfshijnë Matteo Colangeli, drejtor, shef rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe Oleg Levitin, zëvendësdrejtor, shef i çështjeve politike; Remon Zakaria, drejtor i asociuar, shef i Malit të Zi dhe Sergiy Maslichenko, drejtor i asociuar, shef i Kosovës.