Bordi i Drejtorëve i AKP-së aprovoi transaksionet e Shitjes nr. 71
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për vazhdimin e proceseve të privatizimit dhe forcimin e qeverisjes institucionale. Kësisoj, Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin 3 mujor të punës për muajt janar, shkurt dhe mars 2025 për tu dërguar…

Lajme
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e rregullt ku u diskutuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për vazhdimin e proceseve të privatizimit dhe forcimin e qeverisjes institucionale.
Kësisoj, Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin 3 mujor të punës për muajt janar, shkurt dhe mars 2025 për tu dërguar në Kuvend. Gjithashtu, u morën vendime konkrete lidhur shitjen përmes tenderit publik. Bordi miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 71 (ShAL 71), ku 10 asete u aprovuan, 4 asete u refuzuan dhe për 57 asete nuk ka pasur oferta.
Bordi po ashtu miratoi kërkesën e Komunës së Ferizajt për dhënien e pëlqimit për rregullimin dhe zgjerimin e tribunave të stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj, në asetet e NSh Plantacioni (GJI012). Ndërsa, lidhur me kërkesën e Ministrisë e Punëve të Brendshme për asetet të Ndërmarrjes Shoqërore “RTP”, Bordi vendosi që asetet e e paluajtshme t’i jepen me qira MPB-së.
Në vazhdën e qiradhënieve, Bordi miratoi edhe një numër të caktuar të qiradhënieve direkte të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
Sa i përket çështjeve të likuidimit, Bordi miratoi shpërndarjen e përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e NSh “Zastava Ramiz Sadiku”, si dhe shpërndarjen plotësuese të përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e NSh Metaliku (PEJ080). Gjithashtu, u miratuan dy heqje dorë nga asete për të mirë publike si në vijim:
NSh Bujqësia 10-5 ZK Poterq i Epërm, që shfrytëzohet si rrugë publike, dhe
NSh Mirusha 00130-2 ZK Dollovë, që shfrytëzohet si lum.
Në përmbyllje, Bordi vendosi që Kooperativa Zejtare Banesore “Bashkimi” Prishtinë/Kosovë – (KPS1367/PRN038), si dhe çdo aset i kësaj ndërmarrje që do të identifikohet në të ardhmen, janë në pronësi shoqërore dhe bien nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.