Bordi i beson akoma Kloppit, gjermani s’e mendon dorëheqjen

Liverpool dhe Jurgen Klopp do ta vazhdojnë edhe më gjatë aventurën e tyre së bashku. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është në një seri negative me skuadrën e Liverpool, por kjo nuk do t’ia ndikojë vendin e punës. Sipas raportimeve të Florian Plettenberg, bori i Liverpool akoma po i jep mbështetjen e plotë trajnerit gjerman, përcjell…

Sport

31/10/2022 21:30

Liverpool dhe Jurgen Klopp do ta vazhdojnë edhe më gjatë aventurën e tyre së bashku.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është në një seri negative me skuadrën e Liverpool, por kjo nuk do t’ia ndikojë vendin e punës.

Sipas raportimeve të Florian Plettenberg, bori i Liverpool akoma po i jep mbështetjen e plotë trajnerit gjerman, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, edhe Klopp nuk është duke e menduar largimin e mundshëm në formë dorëheqjeje.

Liverpool duan që gjatë merkatos së verës të investojnë në top transferime, me Jurgen Klopp si menaxher. Kurse, gjatë janarit, ata do të hulumtojnë për një mesfushor – kjo lëvizje shihet si më urgjente. /Lajmi.net/