Bora Zemani niset për të hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, a do takohet me Donaldin?

Ajo po mbërrin në shtëpinë e famshme.

ShowBiz

22/10/2021 21:53

Moderajtorja e njohur Bora Zemani e përfolur shumë për lidhjen e saj me aktorin Donal Veleshaj sonte ka vendosur që të jetë pjesë e këtij spektakli, por jo për ta takuar Donaldin por shoqen e saj të ngushtë Semin.

Ajo ka folur edhe për hamendësimet se Semi dhe Donaldi janë ofruar shumë në shtëpinë e Big Brother.

“Semi është keqkuptuar. Ajo nuk ka lidhje fare me cfarë flitet. Unë sa herë kam një situatë që jam keq dua ta komentojë me Semin. Donaldi ka qenë për tri vite pjesë e jetës sonë. Kjo është një sfidë shumë e madhe për Semin dhe Donaldi i është ofruar si një krah për mbështetje. Duhet të flas për Semin se ajo ka nevojë për më shumë kujdes, kurse Donaldi ja del në çdo situatë dhe ia del vetëm. Kam shumë besim te ai”, tha ajo.