Bora bllokon Vojvodinën

Stuhi të mëdha të borës që kanë përfshirë Vojvodinën, pritet të ulin intensitetin gjatë ditëve në vazhdim. Pjesë veriore të Serbisë janë përfshirë këto ditë nga stuhi të mëdha të borës, të cilat kanë paralizuar jetën në Vojvodinë e rrethinë.

Lajme

02/02/2014 12:14

Erëra të forta të cilat kishin krijuar stuhi bore në Vojvodinë, që nga nesër do të fillojnë të ulin intensitetit, ndërsa në ditët në vazhdim nuk pritet të ketë reshje bore, raporton Tanjug.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Serbisë, pritet që në ditët në vazhdim të ndërpriten reshjet e borës dhe shiut me ngrica.

Gjatë dy ditëve të kaluara në Vojvodinë ka pasur reshje të borës të përcjella me stuhi, ku si pasojë shumë rrugë dhe vendbanime janë bllokuar.

Në ndihmë të banorëve ka dalë edhe Ushtria e Serbisë, e cila ka ndihmuar në evakuimin e tyre nga fshatrat e bllokuara nga bora.

Shërbimet emergjente në Serbi kanë evakuuar mbi 1,000 persona të ngujuar në makinat e tyre, dhe autobusët në veri të vendit, për shkak të bllokimit të rrugëve nga stuhia e borës.

Hekurudhat serbe njoftojnë po ashtu se kanë evakuuar dhjeta udhëtarë të ngujuar në dy trena, që i kishte zënë bora, në rajonin e Vojvodinës.

Zyrtarët shtetëror kanë mbyllur të shtunën për shkak të motit të lig, edhe vendkalimin kryesor kufitar me Hungarinë.

Erërat, që po fryjnë deri në 160 km/h, në disa rajone kanë krijuar shtjella të larta deri në 3.5 metra.

\"02. \"02. \"PUTNICKA \"SNEG\" \"SMETOVI