Bonucci: Provuam për 95 minuta, uroj Lyonin

Leonardo Bonucci ka thënë se skuadra ka bërë gjithçka për kualifikimin.

Sport

07/08/2020 23:43

Juventus kanë parë veten të eliminohen nga Liga e Kampionëve, pasi nuk arritën më shumë sesa një barazim 2:2 (nga dy ndeshjet) kundër Lyon.

Pas eliminimit, disa fjalë ka thënë Leonardo Bonucci, i cili ka thënë se skuadra provoi maksimumin për kualifikimin, por nuk ia doli.

“Ka dëshpërim, sigurisht. Ne e dinim se Lyon do të prisnin për ne me 10 lojtarë prapa, të mbyllur në gjysmën e fushës së tyre”, ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.

“Krijuam shanse, por fubolli krijon shanse pa sjellur qëllimi. Tentuam për 95 minuta, krijuam pesë raste shënimi, dhe Lyon pati vetëm një gjuajtje. U kualifikuan, i uroj ata”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Olympique Lyon luan me Manchester City në çerekfinale, pasi këta të fundit eliminuan Real Madridin. /Lajmi.net/