Bonucci: Premier League ka ritëm më të lartë sesa ne

Leonardo Bonucci ka dhënë mendimin e tij sa i përket dallimeve mes Premier League dhe Serie A.

Sport

24/01/2022 19:25

Mbrojtësi italian beson se në Premier League ka një ritëm më të lartë sesa në Serie A.

Këtë argument të tij ai e ka mbështetur duke iu referuar përballjes me Chelsea, në Londër, në kuadër të Champions League.

“Ne luajtëm disa javë më parë në Londër, kundër Chelsea, ku humbëm 4:0. Ata kanë ritëm më të lartë sesa ne, luajnë futboll më fizik”, ka thënë Bonucci, transmeton lajmi.net.

“Duhet të adaptohemi menjëherë kur kalojmë nga liga në Champions League, ku takojmë skuadra me ritëm tjetër”, shtoi italiani.

Juventus përfundoi në pozitën e parë në grupin në Champions League, ku ishte edhe Chelsea, por humbja 4:0 tregoi shumë për diferencën mes tyre. /Lajmi.net/