Bombë në Stamboll, ka të lënduar (Foto/Video)
Një bombë ka shpërthyer në Stamboll, afër stacionit të metrosë në lagjen Bajrampasha.

Bota
Nga informacionet e para raportohet se ka të lënduar, ndërkaq për momentin nuk mund të konfirmohet nëse ka të vdekur, transmeton lajmi.net
Në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh I policëve dhe zjarrfikësve.
Sipas mediave turke, bomba ishte lënë në qosh të një rruge dhe ka pasur për qëllim që të shpërthejë gjatë kalimit të një veture policore, transmeton lajmi.net
Në anën tjetër edhe metrotë kanë ndaluar lëvizjet e tyre, duke pasur parasysh mundësinë e sulmeve të tjera ndaj tyre.
Sipas informacioneve të para 5 persona janë të lënduar, për të cilët mendohet se nuk janë në rrezik për jetën.
Vendi është marrë nën kontroll të plotë të policisë dhe të organeve tjera kompetente, të cilët po zhvillojnë hetime se kush dhe si ka mundur që të vendoset ajo bombë./lajmi.net
