Bombarduesi i Feyenoordit
Ka të atillë që kanë shënuar 37 gola në 38 ndeshje të Kampionatit në 14 muajt e fundit dhe nuk u është ofruar ende mundësia të bartin fanellën e ekipit Kombëtar. Graziano Pelle, sulmuesi 28-vjeç me origjinë nga San Cesari në Lecce, pas transferimit në Holandë është shndërruar në ‘Hero të Rotterdamit”, qytet ku paraqitet…
Sport
Ka të atillë që kanë shënuar 37 gola në 38 ndeshje të Kampionatit në 14 muajt e fundit dhe nuk u është ofruar ende mundësia të bartin fanellën e ekipit Kombëtar.
Graziano Pelle, sulmuesi 28-vjeç me origjinë nga San Cesari në Lecce, pas transferimit në Holandë është shndërruar në ‘Hero të Rotterdamit”, qytet ku paraqitet me skuadrën e tij, Feyenoord.
Prej kur zbarkoi në Rotterdam, Pelle ka filluar të shënojë në vazhdimësi: 27 gola në 9 asistime në edicionin e kaluar të Eredivisie, 10 gola në 9 paraqitje këtë edicion përfshirë dy het-trika.
Koeman e adhuron – Trajneri Ronald Koeman e konsideron si një prej futbollistëve kryesor në ekipin e tij kurse tifozët e Feyenoordit kanë filluar të çmenden pas tij. Edhe pse Eredivisie mund të konsiderohet si nivel inferior ndaj Serie A, golat e tij i kanë rënë në sy shumëkujt. Por, ai vazhdon të injorohet nga selektori i Azzurrëve, Cesare Prandelli dhe ndonjë skuadër nga elita e futbollit italian.
Vështirësitë në Itali – Ndoshta për shkak të fillimit të vështirë të karrierës në Lecce, Catania, Cesena dhe Crotone (maksimumi 10 gola në Serie B me Cesenan), dhe aventurat e tjera te Parma dhe Sampdoria ku nuk bindi me paraqitjet e tij, por tani Pelle është një futbollist tjetër i cili po shkëlqen në Rotterdam ku konsiderohet idhull.