Bomba ‘molotov’ ndaj shtëpisë së ministrit grek (Foto)
Shtëpia e ministrit grek të Shtetit, Alekos Flamburaris, është sulmuar nga disa qytetarë me bomba “Molotov” paraditen e së shtunës.

Bota
Dy makinat e ministrit të parkuara jashtë banesës në Athinë u dogjën, ndërsa të njëjtin fat pësuan edhe dritaret dhe dera, sipas medieve vendase.
Flamburaris njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Aleksis Cipras.
Në Greqi ka shpërthyer një valë e re zemërimi ndaj qeverisë si pasojë e zbatimit të masave shtrënguese që synojnë uljen e pensioneve dhe rritjen e kontributeve./ Express