“Bomba e kurdisur” në Evropë, shpërthimi i saj do të sillte pasoja më të rënda se Çernobili

Kompleksi bërthamor Sellafield, i vendosur vetëm pak kilometra kufirit midis Skocisë dhe Anglisë, ka regjistruar deri në 25 incidente të sigurisë gjatë dy viteve të fundit.

Bota

17/07/2019 22:55

Zbulimi u mundësua nga mediumi britanik ‘The Sun’ të dielën, me edicionin e përjavshëm duke e vlerësuar këtë hapësirë si ‘më të rrezikshmen në Evropë’, transmeton lajmi.net.

Në Sellafield, sipas medieve të huaja, në vitin 1956, u ndërtua termocentrali i parë bërthamor në botën perëndimore, Calder Hall, i cili vazhdoi të operonte deri në vitin 2003.

Megjithatë, rreziku nuk përfundon këtu. Në këtë zonë është një objekt për përpunimin e materialeve bërthamore.

Ndërkohë që pronarët këmbëngulin se siguria bërthamore është një “prioritet mbizotërues”, pjesa prej 6 km e gjatë, me tela me rrota, është cilësuar si vendi më i rrezikshëm në Evropë.

Në rast shpërthimi, pasojat janë vlerësuar të jenë më të mëdha sesa ato të shpërthimit të Çernobilit më 1986-ën. /Lajmi.net/

YouTube player