Bomba 18: Si u arrit marrëveshja BDI-VMRO për rastet e Hagës
Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, sot publikoi bombën e 18-të me radhë.
Lajme
Bomba e radhës ka të bëjë me kryeministrin e Nikolla Gruevski. Ai sipas Zaevit, u dëshmua se është manipulues, vjedhës dhe kriminel.
Si u arrit marrëveshja mes Gruevskit dhe partisë së tij me Ali Ahmetin dhe BDI do të dëgjojmë nga bisedat e Gruevskit.
Edhe pse Gruevski mohonte se ka bërë pazare me BDI ai si që zbulojnë bisedat, personalisht ka marrë pjesë në biseda. Ai më tej ia ka hedhur fajin dhe përgjegjësinë deputetëve dhe ministrave të VMRO.
Në bisedën mes Gruevskit dhe deputetes Silvana Boneva dëgjohet si Gruevski e urdhëron si të zbatojë planin e funksionimit: miratimin e Ligjit për amnisti të ish ushtarëve të UÇK-së. Gruevski pranon se tani VMRO do e ketë më vështirë për këtë amnisti por duhet të durojnë. Gruevski tallet dhe qeshë me BDI-në duke thënë se pas Republikës së Krushevës shqiptarët marrin Ministrinë e Mbrojtjes.
Në bisedën mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit Zoran Stavreski shihet që as ajo as ai nuk janë të kënaqur me këtë që amnistohen ish ushtarët e UÇK. Jankullovska madje pranon se dy ditë nuk ka fjetur nga ankthi.