“Boksieri i popullit” – Tyson Fury kërkon 500 milionë funte për t’u ndeshur me Usyk

Tyson Fury nuk është se nuk interesohet për të holla, megjithatë. Ylli britanik i boksit, Tyson Fury bënte presion për një duel pa para kundër Anthony Joshua, për një meç që e quante meç për popullin. Por, raportimet e fundit bëjnë të ditur se ‘Gypsy King’ ka kërkuar 500 milionë funte për t’u ndeshur me…

Sport

24/08/2022 11:00

Tyson Fury nuk është se nuk interesohet për të holla, megjithatë.

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury bënte presion për një duel pa para kundër Anthony Joshua, për një meç që e quante meç për popullin.

Por, raportimet e fundit bëjnë të ditur se ‘Gypsy King’ ka kërkuar 500 milionë funte për t’u ndeshur me Oleksandr Usyk, përcjell lajmi.net.

Fury dhe Usyk pritet të përballen në muajin dhjetor, një natë para finales së Kupës së Botës në futboll.

Fury ka thënë se nuk pranon oferta të tjera, qofshin edhe një cent më të ulëta sesa 500 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse dueli mes tij dhe Usyk do të mund të aranzhohet. /Lajmi.net/