Boko Haram rrëmben 80 persona në Kamerun, 50 prej tyre janë fëmijë

Rreth 80 persona, mes të cilëve 50 fëmijë mes 10 deri në 15 vjeç janë marrë peng në Kamerun, pas një sulmi në fshatin Mabass.

Bota

18/01/2015 19:13

Agjencia e Lajmeve Ansa shkruan se ka dyshime se ngjarja është vepër e grupit terrorist islamik, Boko Haram. 

Sipas një zëdhënësi të qeverisë së Kamerunit, gjatë sulmit 3 persona kanë mbetur të vrarë.