Boko Haram-it i kanë ikur 53 vajza të rrëmbyera

Autoritet nigeriane kanë refuzuar të bisedojnë me udhëheqësit e grupit militant islamik për këmbimin e militant ëve të arrestuar me 260 vajzat e rrëmbyera.

Bota

16/05/2014 01:02

\”Ne jemi Boko Haram. Nëse do të vritesh, vazhdo të rrish ulur. Nëse nuk do të vdesësh, futu në kamion\”.

Me këto fjalë 18 vjeçarja Kuma Ishaku, njëra nga 53 vajzat që ka arritur të ikë nga rrëmbyesit, ka përshkruar momentin kur militantët e grupit militant hynë në shkollën e saj në qytetin Chiboku, në veri të vendit, dhe rrëmbyen e i dërguan në drejtim të panjohur mbi 300 vajza të reja.

Për dallim nga 260 vajza, të cilat ende janë në duar të rrëmbyesve, Kuma Ishaku ka pasur fat.

“Kam ikur në mes të natës. Nuk e dija nga po shkoj, vetëm vrapoja. Na patën thënë se do të na vrasin dhe mendoja që kam shanse më të mëdha të ik”, tregoi Joy Bishara (18), e cila ka kërcyer nga kamioni kur shoferi kishte ngadalësuar.

Gjashtë prej vajzave të ikura kanë arritur në Maiduguri, kryeqytetin e provincës Borno, ku Boko Haram është më aktive.