Bojkoti i VV-së, Hoti: Po të kishin rezultate, do t’i mbushnin studiot televizive

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotin e studiove televizive të disa prej mediumeve gjatë kohës së fushatës, për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti tha se ikja e partisë në pushtet nga këto debate është tentim i dëshpëruar për të kamufluar dështimet e…

Lajme

09/01/2025 13:16

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotin e studiove televizive të disa prej mediumeve gjatë kohës së fushatës, për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti tha se ikja e partisë në pushtet nga këto debate është tentim i dëshpëruar për të kamufluar dështimet e qeverisjes së tyre.

Sipas tij, po të kishte rezultate, zyrtarët e VV-s që do t’i mbushnin studiot televizive e do të përballeshin me opozitën.

“Është lehtë t’u flasësh militantëve partiakë që të duartrokasin, por përballja me kundërshtarët politik duhet bazuar në fakte”, tha ai. /Lajmi.net/