Bojkoti i gazetarëve ndaj Kurtit, AGK fton atë të jetë transparent me mediat dhe publikun

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pasi gazetarët kanë vendosur mikrofonët në tokë duke bojkotuar të parin e LVV-së, Albin Kurtin i cili për një kohë të gjatë nuk është prononcuar para mediave. AGK ka thënë se ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë…

Lajme

23/04/2025 12:21

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pasi gazetarët kanë vendosur mikrofonët në tokë duke bojkotuar të parin e LVV-së, Albin Kurtin i cili për një kohë të gjatë nuk është prononcuar para mediave.

AGK ka thënë se ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re”, ka shkruar AGK në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tyre i plotë: