Të Infektuar: 71.344

Të Shëruar: 61.014

Të Vdekur: 1.627

Bogujevci publikon fotografi me Vasfije Krasniqin: Nderë të jemi në një listë të përbashkët

22:43 | 16 Janar 2021

E mbijetuara nga masakra e forcave serbe mbi familjen e saj, Saranda Bogujevci ka publikuar një fotografi me Vasfije Krasniqin, të cilën tanimë mund ta ketë kolege edhe në Kuvend.

Krasniqi tanimë është në listën e VV-së për deputete, ndërsa Bogujevci është shprehur e nderuar për këtë fakt, shkruan lajmi.net.

“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.

Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.

Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.

Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë. /Lajmi.net/