Bogujevci e thotë hapur: Ka deputetë nga subjektet tjera politike që duan të votojnë me votim të fshehtë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Boguejvci është deklaruar para seancës së kuvendit. Bogujevci tha se prej 18 herë radhazi po dështon të votohet komisioni për votim të fshehtë, e jo një emër i veçantë për kryetar, apo kryetare. Bogujevci tha se është e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese se procesi i votimit mund të ndryshojë, nga…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Boguejvci është deklaruar para seancës së kuvendit.
Bogujevci tha se prej 18 herë radhazi po dështon të votohet komisioni për votim të fshehtë, e jo një emër i veçantë për kryetar, apo kryetare.
Bogujevci tha se është e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese se procesi i votimit mund të ndryshojë, nga votimi i hapur në të mbyllur.
“Domethënë që 18 herë nuk flitet për emër, për kryetar apo kryetare po për komisionin zgjedhor për votim të fshehtë. Dhe është e përcaktuar qartë me Kushtetutë ku thuhet se duhet marrë pjesë në votim përkundër asbtenim.Nëse duam të ecim përpara, atëherë deputetët duhet me votu si e përcakton Kushtetuta. Ne e presim deh shpresojë se s’do të marrë kohë të gjatë edhe opinion i Kushtetueses në këtë drejtim , por mendoj se janë të qarta të gjitha rregullat, në asnjë vend nuk shkruan që në formën se si fillohet votimi duhet të mbarojë. Vetëm thotë se mund të votohet me votim të fshehtë deh të hapur”,tha Bogujevci.
Ajo theksoi se kanë propozuar të bëhet votimi i fshehtë pasi si pas saj ka deputetë nga partitë e tjera që kanë shprehur pëlqim që të ecet tutje.
“Ne kemi propozuar të bëhet votimi i fshehtë pasi ka pasur deputetë të subjekteve të tjera politike që kanë shprehur pëlqim me ec tutje dhe me konstitu kuvendin. Po e kanë deklaruar, këtë e kanë thënë mes neve. A kanë deklaru publikisht apo jo është çështje tjetër”,deklaroi jo, shkruan lajmi.net.
E pyetur për zhvillimet kaq të shpeshta të seancave pra çdo 48 orë, Bogujevci tha se duhet respektuar rregullorja.
“Këto janë procedura që i kemi të detyrueshme duke e respektuar rregulloren e Kuvendit.Ekziston mundësia dhe është vendosur që një parti ta çoj çështjen në Gjykatë Kushtetuese, e presim edhe opinionin e gjykatës.Ne gjithherë presim ndryshime kemi dhënë opsionet për të dalë nga kjo situatë. Pyetja ndoshta duhet bërë edhe tek opozita se pse janë votuar, sepse edhe ata janë votuar e kanë përgjegjësi.E jo vetëm ju e keni përgjegjësinë se kjo është e përbashkët, e tek votimi i qeverisë është çështje të tjera.”./Lajmi.net/