Boban nuk përmbahet ndaj krerëve të Milan: Nuk e dija se ishim në diktaturë si në Korenë Veriore
Zvonimir Boban nuk e ka ndërmend të qetësohet.
Sport
Boban është shkarkuar dje nga posti i tij që kishte te skuadra e Milan, pasi kritikoi vendimet e krerëve të klubit për negociatat me Ralf Ragnick.
Boban së fundmi është shprehur se Ivan Gazidis kishte mbyllur marrëveshjen me Ragnick herët në dhjetor. Madje, kroati ka tërhequr paralele mes Milan dhe Koresë Veriore.
“Nuk isha në dijeni se ishim në një diktaturë sikur në Korenë Veriore” ka thënë Boban për ‘Il Giornale’, transmeton lajmi.net.
“Ata mbyllën një marrëveshje me Ragnick në dhjetor. I dëshiroj fatin më të mirë në botë, por ata duhej së paku të tregonin për këtë. Meritoj të isha i informuar për këtë nismë” ka shtuar kroati.
I pakënaqur me veprimet e krerëve të klubit është edhe Paolo Maldini, për të cilin raportohet se sot as nuk do të jetë prezent në ndeshjen që Milan e luan me Genoa. /Lajmi.net/