Boban – Modric, lajmi që gëzon tifozët e Milanit

Zvonimir Boban është duke tentuar një përforcim të madh për Milanin.

Sport

01/07/2019 11:45

Drejtori i ri i Milanit, Zvonimir Boban ka kontaktuar me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric në lidhje me transferimin e tij në San Siro.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Boban ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij duke i shprehur gatishmërinë për ta sjellë në Milan, përcjell lajmi.net.

Modric është një prej futbollistëve kryesorë në Real Madrid.

Mirëpo, ai edhe në të kaluarën ishte spekuluar me largim nga Santiago Bernabeu ku në verën e vitit të kaluar ishte objektiv i Interit. /Lajmi.net/