Boban i transferon tre kroatë te Milan

Milan ka bërë plane të mëdha për afatin kalimtar të verës.

Sport

19/06/2019 23:31

Pas disa ndryshime në bordin drejtues dhe me konfirmimin e trajnerit Marco Giampaolo, Milan do të fillojë të punojë për afrimet e lojtarëve.

Përveç trajnerit, në pozita drejtues te Milan janë emëruar edhe Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Ky i fundit po mendon transferimin e tre futbollistëve kroatë te Milan.

Dejan Lovren i Liverpoolit,  Andrej Kramarić i Hoffenheim dhe Nikola Moro i Dinamo Zagrebit, janë lojtarët që Boban dëshiron t’i transferojë te Milan.

Kujtojmë se lojtarë kroat kanë edhe rivalët e Milanit, skuadra e Interit./Lajmi.net/