Bob Dylan, ia bën bajat Akademisë, nuk shkon në Stokholm për ta marrë Nobelin
Këngëtari dhe tekst-shkruesi, Bob Dylan, nuk do të shkojë në Stokholm në dhjetor për ta marrë personalisht Çmimin Nobel për letërsi, që e fitoi këtë vit.
ShowBiz
Akademia Suedeze, e cila e ndan çmimin nobel në letërsi, ka thënë sot se ka pranuar një letër nga Bod Dylan, në të cilin ai shpjegon se për shkak të përkushtimeve të mëparshme, ai nuk mund të udhëtojë për në Stokholm për të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit, e cila do të mbahet në dhjetor, transmeton Express.
“Ai, përsëri e theksoi se ndjehet vërtet i nderuar për çmimin, duke uruar sikur të mund ta merrte personalisht,” ka thënë Akademia Suedeze.
Është e pazakontë për laureatët që të mos e pranojnë nobelin personalisht në ceremoninë gala në Stokholm, sipas kësaj akademie.
Ish fituesit që e kanë pranuar nobelin por nuk kanë marrë pjesë në ceremoni për ta marrë personalisht, janë Doris Lessing, Harold Pinter dhe Elfriede Jelinek./Express/