Bob Dylan flet pas dy javësh për çmimin Nobel
Bob Dylan më në fund e ka thyer heshtjen dy javëshe për çmimin e fituar, një vendim i cili është përcjellur me kritika, madje nga njëri anëtar i Akademisë Suedeze është quajtur kjo heshtje e tij e pasjellshme dhe arrogante.
ShowBiz
Tani, ai ka zgjedhur që të flasë për çmimin, ashtu siç vetëm Dylan di, shkruan The Guardian, transmeton Lajmi.net
Në intervistën me Sara Danius nga Akademia Suedeze, Dylan ka deklaruar se është habitur nga shkrimet e mediave dhe se ai me të vërtetë ndihet fatlum që ka fituar një çmim të tillë.
“E çmoj shumë titullin që më është dhënë”, duke shtuar ” Lajmet për çmimin Nobel më kanë lënë pa fjalë”.