Boateng rrezikon pesë vite burg, akuzohet se sulmoi ish të fejuarën

Fituesi i Kupës së Botës, Jerome Boateng do paraqitet në gjykatë në Munich të enjten me akuzat se ka sulmuar ish të fejuarën, Sherin Senler.

Sport

09/09/2021 13:00

Boateng akuzohet se ka lënduar shumë Senler, që njëkohësisht është nëna e dy vajzave të tij binjake, incident që ndodhi në vitin 2018, transmeton lajmi.net.

Ish ylli i Bayernit do paraqitet në gjykatë, ku edhe do vendoset nëse do dënohet.

Në rast që shpallet fajtorë, mund të marrë plotë pesë vite burg.

Vitin e kaluar, e përditshmja gjermane, Bild, raportoi se Boateng ka hedhur një mbrojtës të vogël qiri qelqi, derisa Senler ishte në pushime.

Avokatët e mbrojtësit të Lyonit vazhdimisht kanë pohuar se akuzat janë pretendime pa prova nga një palë e tretë, megjithëse detajet mbeten të panjohura.

Boateng nga ana tjetër, ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij./Lajmi.net/