Boateng kthehet te Milani
Kevin-Prince Boateng, është rikthyer në stërvitje te skuadra e Milanit.

Sport
Boateng do të bëjë stërvitje me skuadrën e Milanos, nga e enjtja deri më 31 dhjetor.
Lojtari ka mundësi që të rikthehet te Milan, pasi Schalke nuk janë të interesuar t’a mbajnë atë.
Klubi gjerman e suspendoi Boatengun dhe Sidney Samin pas ndeshjes ndaj Koln, në maj të këtij viti.
28 vjeçari është lojtari i dytë me sjellje kontraverse që kthehet te ‘Rossonerët’, pas Mario Balotellit.