Blushi për sulmin në Sydney: Dy islamikë u sollën si kriminelë, një mysliman u bë hero
Publicisti i njohur Ben Blushi, ka reaguar pas sulmit të rëndë që ndodhi në Australi, ku u vranë 15 persona, duke e bërë një krahasim mes islamikëve dhe myslimanëve. Blushi thotë se autorët e dyshuar ishin islamikë dhe u sollën si kriminelë, ndërsa ai që u shpall hero ishte mysliman. “Në masakrën e Australisë ku…
Lajme
Publicisti i njohur Ben Blushi, ka reaguar pas sulmit të rëndë që ndodhi në Australi, ku u vranë 15 persona, duke e bërë një krahasim mes islamikëve dhe myslimanëve.
Blushi thotë se autorët e dyshuar ishin islamikë dhe u sollën si kriminelë, ndërsa ai që u shpall hero ishte mysliman.
“Në masakrën e Australisë ku u vranë 15 të pafajshëm, dy islamikë u sollën si kriminelë, kurse një mysliman u soll si hero. Këtë dallim mes islamikëve të pashpirt dhe myslimanëve të mirë përshkruan romani im Jam Mysliman.” – ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë festës hebraike në plazhin Bondi në Sydney të dielën.
Sulmi është cilësuar si terrorist nga Australia, ndërsa është dënuar nga e gjithë bota.