Blushi 4 muaj më parë: Nëse Kosova shkon në Botëror, ky shtet s’rrezikohet, s’zhbëhet më – e njohin 3-4 miliardë njerëz
Publicisti Ben Blushi kishte parashikuar një “pavarësi të dytë” për Kosovën, në rast se vendi do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026. “Në qoftë se Kosova shkon në Botëror, ky shtet nuk cenohet më. 2 miliardë njerëz e njohin Kosovën”, pati thënë ai në nëntor të vitit të kaluar, në podcastin “Versus” të…
Lajme
Publicisti Ben Blushi kishte parashikuar një “pavarësi të dytë” për Kosovën, në rast se vendi do të arrijë të kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.
“Në qoftë se Kosova shkon në Botëror, ky shtet nuk cenohet më. 2 miliardë njerëz e njohin Kosovën”, pati thënë ai në nëntor të vitit të kaluar, në podcastin “Versus” të Telesport.
“Sot nuk e di a e njohin nja 2-300 milionë europianë”, thoshte ish-ministri dhe ish-deputeti shqiptar, ndërsa fliste për Kosovën.
Ai tregonte se si në vende si Kina nuk e njohin Kosovën dhe shumë rrallë kanë dëgjuar edhe për Shqipërinë.
“Isha në Kinë para ca kohësh, kur iu thua Kosova, nuk e dinë çfarë është, kur iu thua Shqipëria, shumë rrallë e dinë çfarë është. Po të shkosh në Amerikë Latine nuk e dinë çfarë është Kosova. Në qoftë se Kosova luan aty dhe i bie me Amerikën, apo i bie me Anglinë, janë 2 miliardë njerëz, 3 miliardë njerëz, 4 miliardë njerëz, apo jo”, thoshte ai.
Në atë rast, “ky vend më nuk ka asnjë rrezik, nuk zhbëhet më”, thoshte Blushi.
“Kosova ka një… gjithmonë është mes një dieleme është – s’sështë, është – s’është. Kjo zgjidhet. Vajtja e Kosovës në Botëror, sipas meje është pavarësia e dytë e Kosovës pas vitit 2008. Nuk do ta ekzagjëroj, por kështu është. Është momentum politik për atë”.
Këtë deklaratë të Blushit, Telesport e ka shpërndarë sot, në prag të ndeshjes finale të play off-it ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, e cila po përjetohet edhe brenda si një mundësi historike për vendin.