Blogerja e njohur në pritje të ëmbël, pozon gjysmë e zhveshur para paqyrës

Chiara Ferragni tregoi barkun e rrumbullakosur.

ShowBiz

29/10/2020 16:17

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni pozoi gjysmë e zhveshur duke treguar barkun e rrumbullakosur, shkruan lajmi.net.

Ajo është emër shumë i njohur jo vetëm në Itali, por edhe në shtetet e tjera, ku komentohet për stilin e veçantë.

Chiara dhe partneri i saj, Fedez, po bëhen prindër sërish, kurse bukuroshja zbuloi se është në javën e 18-të të shtatzënisë.

 

View this post on Instagram

 

18 weeks and definitely showing ?

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Në llogarinë e saj në Instagram, blogerja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet vetëm me të brendshme në pjesën e poshtme, teksa gjoksin e mbuloi me anë të duarve.

Kujtojmë se Chiara Ferragni dhe Fedez janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Leo. /Lajmi.net/